Po për Borën çfarë thotë? Pas debateve në Big Brother, reagon sërish nëna e Beatrixës (Foto)

Pas hyrjes së vëllai binjak të aktorit, Donald Veshaj, Romeos, ndjekësit e shtëpisë më të famshme aluduan se çifti, Beatrix – Donald kishte një ftohje sa i përket raporteve.

Pas hyrjes së Romeos, dy ditë me radhë Donaldi u rikthye të flinte me DJ PM (Pajtim Krasniqin), e që kjo ishte edhe njëra nga dyshimet e para të publikut, pas publikimit të videos së Bora Zemanit.

Teksa, së fundmi nëna e këngëtares, Beatrix Ramosaj, Antigona ka reaguar sërish duke shpërndarë një postim në profilin e saj në “Instagram”, e në të cilin përmendet edhe Bora, ku thuhet se kolegët e saj po bëjnë çmos ta nxjerrin keq Donaldin.

Përmes këtij postimi, Antigona sërish iu ka dal në mbrojtje vajzës së saj dhe aktorit. /Express./shqiperiaime.com.al

 

Author: portali