Pronarja e Top Channel vesh fustan me çmim marramendës (foto)

Blogerja e njohur, Lori Hoxha është njëra ndër personazhet më të njohura në Shqipëri. Ajo tërheq shumë vëmendje më stilin e saj të veshjes dhe në këtë mënyre ajo jep edhe këshilla për vajzat.

Shumë shpesh Lori ka bërë me dije se shpenzon për një dukje sa më të bukur dhe të gjitha rrobat e saj firmato arrijnë çmime marramendëse.

Së fundmi, faqja “mespermes” ka zbuluar se fustani i thjeshtë i Lori Hoxhës arrin vlerën deri në 3 mijë euro.

Ndryshe, Lori është duke shijuar suksesin e spektaklit, Big Brother VIP, i cili transmetohet në Top Channel. Spektakli ka arritur famë të madhe për shkak se personazhet brenda janë figura të njohura për publikun shqiptar, andaj edhe kureshtja për të ndjekur është rritur edhe më shumë./SHQIP.com

Lori Hoxha është kujdesur absolutisht për gjithçka në këtë edicion të veçantë të “Big Brother”,. Ndër të tjera, ajo ka treguar se, për shkak të konfidencave e marrëdhënieve të mira këshillon edhe moderatoren Arbana Osmani, sa i përket ‘look-ut’ në spektakle.

Dhe fundja, kush nuk do t’i donte këshillat e mendimet e Lorit, që pa dyshim mund të konsiderohet një ikonë mode në Shqipëri. Por, moda është shumë subjektive, ashtu siç janë edhe preferencat.

Së fundmi, Santana Çomora, sipërmarrëse dhe kryeredaktore e revistës “Living”, teksa ka komentuar veshjet e personazheve të famshme gjatë javës për faqen “Albania Street Style”, ka zgjedhur Arbanën si të veshurën më keq.
“Këpucët me platformë të tmerrshme”, ka shkruar ajo ndërsa fustanin e ka krahasuar me një kuti festive, që i kujton fustabet e dikurshme të mbrëmjeve të maturës. “Ai mund të jetë i bukur, por nuk i përshtatet fizikut të saj”, ka shkruar Çomora.

Por si i është përgjigjur Arbana dhe Lori? Në mënyrën më të mirë të mundshme. Moderatorja, postoi një foto të mbesës me rrobat e saj, e pyeti ndjekësit sesi ju duket. Mirëpo, komentin e Lorit zgjodhi ta publikonte.

“Më mirë pa mëngë. Hahahahaha ai mund të jetë i bukur po jo për fizikun e saj”, ka shkruar blogerja, duke përdorur të njëjtën frazë si Çomora.

 

 

 

Author: admin