Ajo është një ndër moderatorët shqiptare më të dashur të momentit për publikun. Bëhet fjalë për moderatoren Arbana Osmani.
Prej dy dekadash në ekran, Arbana vazhdon të mbetet ndër të paktat figura publike të cilat nuk kanë ndryshuar tërësisht pamje dhe portreti i saj qëndron i njëjtë.
Por nuk do të mendonit kështu nëse do të shihni këto foto të fëmijërisë së moderatores. Arbana në këtë foto është vetëm 5 vjeç.
Jeta e Arbana Osmanit ka qenë gjithmonë e pranishme në mediat rozë. Që nga martesa e parë me Ardit Keron dhe divorci pas 16 vitesh që bëri bujë e deri te bashkëjetesa me regjisorin e saj Eduard Grishajn me të cilin sot ka edhe një djalë, pas djalit të madh Jonit.
Mirëpo, krahas punës, ajo duket se e gjen kohën edhe për familjen. Këtë fundjavë, Arbana ka vendosur që t’ja dedikoj djalit të madhe, Jonit.
Ata kanë vendosur të udhëtojnë jashtë Shqipërie, por destinacionin nuk e kanë zbuluar ende. Ka qenë vetë Arbana, e cila ka publikuar në Instagram një foto nga avioni, krahas së cilës ka shkruar: “Një fundjavë pushim dhe jam vetëm për Jonin tim”.