Publikohet video-ja se si Big Mama zihej me Rezarta Shkurtën në emisionin “VIP Shpija” (Video)

Pjesëmarrja e këngëtares së njohur Big Mama në “Big Brother Vip” deri sot është e qetë dhe nuk është bërë pjesë e ndonjë debati përjashtuar një debat në prime-n e fundit me Antonelën, por tensionet ishin të kontrolluara nga të dyja vajzat.

Kujtojmë se këngëtarja nga Maqedonia e Veriut edhe më parë kishte marrë pjesë në një format të tillë të organizuar në Kosovë me emrin “VIP Shpija” ku pjesë ishin emra të mëdhenjë të muzikës dhe artit shqiptar.

Pjesëmarrja e Bigut ishte përcjellë me zhurmë madje ajo pati një nga përplásjet më të ashpëra në shtëpi që komentohet akoma me këngëtaren Rrezarta Shkurta.

Në videon e para 11 viteve, e cila gjendet akoma në “Youtube” dëgjohet teksa ajo përdor shprehje fyese kundër Rrezartës, teksa banorët tjerë kishin tentuar t’i qetësojnë dy këngëtaret duke mos i lënë të degradojë më shumë situata.

https://www.youtube.com/watch?v=JMM–gT725g

 

Author: admin