Një rrëfim ishte ai që ndoqëm mbrëmjen e sotme në ‘Big Brother Vip’.
Rrëfimi i aktores Arjola Demirit ka qenë një prej rrëfimeve më të gjata dhe më prekës që kemi ndjekur deri më sot në këtë reality show.
Arjola ka treguar për jetën e saj të vështirë, me uljet edhe ngritjet ndërsa e ka cilësuar si një histori si ato që lexojmë në përralla apo si ato që shohim në filma.
Gjithçka ajo është ia dedikon nënës së saj dhe forcës që kjo e fundit i ka dhënë, duke i qëndruar pranë që prej ndarjes nga bashkëshorti tradhtar e deri më sot.
Arjola ka treguar se ishte vetëm 21 vjeç kur ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, ndërsa ka ndarë me mbarë publikun tradhtinë e bashkëshortit, i cili kishte krijuar lidhje me një tjetër person.
Ajo thotë se e ka falur për gjashtë vite rresht dhe më pas vendos të divorcohet nga bashkëshorti.
Fill pas kësaj, Arjola është nisur drejt Suedisë pa dijeninë e askujt, së bashku me tre fëmijët e saj, ku ka jetuar aty për shumë vjet.
“Gjithçka jam sot i dedikohet nënës time. Konkurrova në Akademinë e Arteve, babi ishte i mërzitur ndërsa mami më mbështeste fort dhe më tha që të ndiqja rrugën. Ishte njohja në vitin 2005 me babin e fëmijëve, ndryshoi Arjolën.
Isha 21 vjeçe kur lindi vajza, të gjitha ëndrrat u lidhën fort me babain e fëmijëve të mi. Pas disa kohësh ndjeva një ndryshim drastik te ai dhe mora vesh që kishte krijuar një lidhje, ishte një ndjenjë që të rrëzon dhe nuk ndihesha mirë me vetveten. Tradhtia më dobësoi si person, kam falur 6 vjet me radhë.
Marr vendimin që të divorcohem, vendos të largohem nga shtëpia pa i treguar askujt. Kam udhëtuar 18 orë për të arritur në Suedi. Ishte njëri më i vogël se tjetri, 6 vjeç njëri, 5 vjeç tjetri, dhe njëra 1 vjeçe. Me tre fëmijë dhe pamundësi në një shtëpi që më vendosën të jetoj. Qaja me orë të tëra në banjo se nuk doja të më shihnin. Unë i kërkoja llogari zotit pse dhe çfarë kisha bërë për të merituar këtë”, u shpreh Arjola.