Një debat i ashpër që bëri Big Mamëm të lë përgjithmonë shtëpinë e “Big Brother Vip” ka bërë bujë në të gjitha mediet rozë.
Kjo situatë është komentuar edhe nga shumë fytyra publike duke e përkrahur fuqishëm këngëtaren. Në mesin e tyre ishte edhe Gold Ag i cili përmes një postimi në rrjetet sociale e quajti këngëtaren “LUANESHË”.
Kujtojmë se, arsyeja kryesore që Big Mama shpërtheu ndaj Antonelës është akuza që ju bë se e kishte ofenduar në gjuhën serbe, gjë që këngëtarja e mohoi kategorikisht.
Big Mama u largua ditën e djeshme nga shtëpia e Big Brother VIP. Këngëtarja e njohur debatoi ashpër me Antonelën pasi kjo e fundit i tha se e ka sharë në gjuhën serbe. Big Mama shpërtheu në ofendime pasi nuk kishte folur serbisht e për këtë arsye vendosi të largohej vet nga shtëpia.
Sherri i ndodhur mbrëmjen e djeshme u bë menjëherë viral, ndërsa nuk ka munguar mbështetja për këngaren. Një prej tyre është edhe Granit Xhaka, mesfushorit i Arsenalit. Siç duket Xhaka është një ndjekës i Big Brother dhe ka shkruajtur: “Respekte Big Mama” në foton e postuar.
Spektakli i mbremshem nisi me debate te forta dhe nje situate te pazakonte. Big Mama dhe Antonela kanë pasur një debat të ashpër në transmetim live. Kjo ka ndodhur pas videos që u transmetua për debatin e ashpër që kanë pasur gjatë javës.