Romeo hyri të takonte ‘kunatën’ dhe i përshpëriti në vesh, reagon mamaja e Beatrix (Foto)

Hyrja e Romeos mbrëmjen e djeshme ka bërë bujë në rrjetet sociale duke u komentuar gjerësisht nga ndjekësit.

Por ajo që i ra më se shumti në sy publikut ishte përqafimi i Romeos për Beatrix dhe komplimentet që ai i bëri. Ai i tha asaj me zë të ulët që ishte shumë e mirë, ndërsa ajo ia ktheu “ta haj zemrën”.

Ky ishte një gjest emocionues i cili nuk i ka kaluar pa komentuar edhe mamas së Beatrix Ramosaj, Antigona. Nëpërmjet një postimi në story, Antigona ka duartrokitur skenën e transmetuar një natë më parë.

Kujtojmë se, nëna e Beatrix Ramosaj e ka përkrahur vajzën e vet në lidhje e re që është duke e shijuar me Donaldin, vetëm me një kushtë. Që Donaldi të linte pas të shkuarën, dhe duket se aktori i humorit është duke e bërë këtë, pasi ai ka kërkuar që të mos flitet më për Borën brenda shtëpisë. /E.M-noa.al

Author: admin