
Sabiani ishte i eleminuari i fundit në BBV.
Këngëtari i njohur ka dhënë intervistën e tij të parë pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
I ftuar në një emisionin ai u shpreh se ka mbetur i habitur nga mbështetja e madhe që i ka dhënë publiku.




Sipas tij, kaq mbështetje që ka tani nuk e ka pasur në 21 vite karrierë të suksesshme.
Duke folur për afrimitetin me Ilirin, këngëtari i njohur tha se është afruar me të për shkak se ishte i pjekur dhe kishte një karrierë të bukur e të vështirë.
Ndërsa i pyetur për marrëdhënien e mirë që pati me Donaldin, me të cilin Iliri ka pasur debate mjaft të forta, Sabiani u shpreh se “ai është një artist”.




“Donaldi nuk është djalë i keq, është djalë i mirë. Donaldi është artist, një djalë i talentuar, pak që nuk i kontrollon nervat. Ashtu si unë ndonjëherë. E ndjeja më afër atë se sa banorët e tjerë. Iliri donte të kuptonte se pse e doja kaq shumë Donaldin, se kam parë disa komente. Unë shikoja një artist të vogël, sa për jetën personale nuk e kam paragjykuar. Kisha Trixën që e njihja që nga jashtë, që 18 vjeçe. E shikoja si gocën time”, tha Sabiani.