Mbasditen e sotme Sara është përlotur dhe Donaldi e Antonela kanë shkuar ta pyesin çfarë ka.
Sara tha se i erdhi për të qarë kur kujtoi diçka kot dhe Donaldi për t’i rikthyer buzëqeshjen ia ktheu me humor.
“Isha mërzit për gjërat e mia. Isha duke ndjenjur dhe po mendoja kot, me vete”, tha Sara.
“Po ti vetëm të jesh debile të qash kot”, i tha Donaldi duke ia rikthyer sadopak buzëqeshjen Sarës.
Duket se Sara po ndjen gjatë kësaj jave dhe mungesën e DJ PM me të cilin nisën një histori dashurie brenda shtëpisë së Big Brother. Po ashtu ajo është përfshirë në debate dhe me Beatrix, e madje kjo e fundit e akuzoi dhe si shkaktare të zënkave të saj me Donaldin.