Shau Antonelën nga familja, Valoni bën deklaratën e fortë

Konkurrenti i “Big Brother VIP” Valoni ka marrë në konsideratë mundësinë e largimit nga shtëpia. Shkak është bërë një debat mes tij dhe Antonelës, ku Valoni i kërkoi falje konkurrentes por ajo nuk e pranoi. Valoni në një moment gjaknxehtësie e ka sharë nga ropt Antonelën, gjë për të cilën më pas u penduar.

“Është një gjë e përsëritur dhe nuk e di a ia vlen më të qëndroj këtu. Kam shumë gjëra për të bërë jashtë dhe mbase u nxitova që e mora këtë vendim. Nuk po përshtatem siç duhet dhe mendoj se mbase më mirë është të dal”,- tha ai.

Banorët e tjerë, Meridiani, Sabiani dhe Iliri u përpoqën që ta qetësonin duke i thënë se nuk mund ta lërë shtëpinë për një debat.

‘’Edhe në jetën reale do kesh njerëz që nuk do përshtatesh, thjesht hidhe pas krahëve. Nuk mund të lësh shtëpinë vetëm se bërë debat me një person’’,- tha Iliri.

Banorët e këshilluan Valonin që të marrë kohë përpara se të vendosë të lërë shtëpinë e Big Brother, dhe më pas këngëtari u pa i vetëm në dhomën e gjumit./shqiperiaime.com.al

Author: portali