Gjatë spektaklit të fundit të “Big brother Vip” , dy ditë më parë ka qenë i ftuar edhe reperi i njohur Ledri Vula. Ai kishte vendosur të surprizonte dy miqtë e tij Dj Dagz dhe Dj PM dhe më pas takoi edhe banorët e tjerë. Duke biseduar ai tregoi se publiku po i ndjek jashtëzakonisht shumë dhe njerëzit janë afeksionuar me ta.
Në rrjet po përflitet se Ledri kishte futur në shtëpi një letër për Borën dhe Donaldin. Ishte këngëtarja Beatrix Ramosaj ajo e cila menjëherë pas spektaklit ka gjetur një letër në oborr. Shumë shprehen në komente se kjo letër hyri nga Ledri.
Këngëtari Ledri Vula u bëri një surprizë të premten gjatë spektaklit të Big Brother VIP dy miqve të tij të ngushtë, Dj PM dhe Dagz. Gjatë takimit me banorët e tjerë, ai ka shprehur komplimente për Beniadën duke i thënë “je shumë e mirë”.
Ledri hyri brenda shtëpisë dhe u takua me banorët. Ndërkohë, ai bisedoi pak minuta me të gjithë. Duke e njohur karakterin e Ledrit ai i bëri edhe për të qeshur ata. “Po ju kqyr një shqiptari spo merret me kurgjo tjetër”, tha Ledri teksa banorët ia plasën të qeshurës.
Sonte bashkë me Ledrin ne BBV eshte edhe Yll Limani. Arbana pyeti Ledrin se cilët janë banorët e preferuar të tij dhe ai nuk hezitoi të përgjigjej. “Donaldi, Dj Pm, Dj Dagz, Iliri dhe Arjola”, tha Ledri, ndërsa Ylli përveç Donaldit dhe Ilirit shtoi se ka nisur ta pëlqejë edhe Einxhel.
Ndryshe, dyshja treguan se a do ishin bërë pjesë e Big Brother, si Ledri ashtu edhe Ylli nuk dhanë ndonjë përgjigije definitive për publikun për shkak të angazhimeve ditore dhe aty duhet të qëndrosh 24 orë brenda. Pas Yllit, radhën për të perfomuar në skenë do ta ketë Ledri.