Mbrëmë banori i dytë i eliminuar ishte Dj Dagz, i cili pas një zinxhiri të nisur nga Beatrix Ramosaj në dyshen e fundit ngeli me të dashurën e tij Einxhel Shkira.
Nga një televotim që u hap për pak minuta, Dj Dagz ishte më pak i votuar, kështu banori nga Kosova la përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP.
Por, pas daljes, në internet po qarkullon video e Beatrix Ramosaj, e cila thoshte që po u largua Dagz do ta bënte dhe ajo një gjë të tillë, derisa për këtë deklaratë ajo pati debatuar edhe me Donaldin, të dashurin e saj.
“Pasha krytë e mamit dal me ty javën tjetër, pasha qit’ natë”, tha Beatrixa e cila jo vetëm nuk e shpëtoi Dagzin në zinxhirin e nisur nga ajo, por edhe nuk i qëndroi prapa kësaj deklarate.
Theksojmë se të nominuarit e kësaj jave janë Beatrixa, Einxhel dhe Donald, nominim ky si pasojë e hapjes së kutisë së Pandorës nga banori i ri, Arbëri.
Kujtojmë se Beatrix është në nominim për të premten bashkë me Donaldin dhe Einxhel dhe lart e poshtë thuhet se do jetë pikërisht këngëtarja nga Kosova që do largohet.