
Këngëtarja zgjodhi të shprehte përmes këtij misioni pakënaqësitë e saj ndaj Donaldit dhe Egoznës, teksa këta të fundit kaluan kohë bashkë dhe diskutuan histori të ndryshme.
Misionin Beatrix e realizoi me sukses, pasi askush nuk e kuptoi që ishte lojë, por megjithatë ajo pranon se kishte realitet brenda skenave të saj të xhelozisë ndaj Egzonës.
“Pak po ishte reale, por u bë pastaj shumë e rëndë”, rrëfeu Beatrix në spektaklin e sotëm.
Egzona, që e përjetoi shumë keq këtë situatë, pranoi faljen nga artistja, pasi u zbulua se ishte lojë, por gjithsesi tha se fakti që Beatrix zgjodhi këtë mision e bën të ndihet keq.