
Spektakli i i “Big Brother VIP” nuk kishte si të niste ndryshe, përveçse me romancën që ka lindur mes Sarës dhe Dj PM.
Puthjet në buzë mes çiftit janë bërë kryefjala e javës. Të dy u vunë në siklet kur Arbana përmendi momentin dhe me shaka u kërkoi një puthje ‘live’.




“Jo tani, të lutem”, u përgjigj Pajtimi, ndërsa Sarah tha se “tani hapin duhet ta marrë PM, unë e bëra hapin e parë”.
Moderatorja e përgëzoi blogeren për vajzën guximtare që është, ndërkohë që vetë Sarah rrëfeu se puthja ishte shumë e bukur.