
Mëngjesin e ditës së sotme, Igli Zarka ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP për arsye shëndetësore.
Me të marrë lajmin banorët janë shqetësuar, e madje disa prej tyre kanë shpërthyer në lot, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.




Por, në zarfin e ardhur në shtëpi, e që u lexua nga Semi, u bë e ditur që gjendja e tij shëndetësore është e mirë, por që ka nevojë për kujdesin e mjekëve.
Tani, në llogarinë e tij në Instagram, ai apo dikush nga stafi i tij kanë falenderuar të gjithë për mbështetjen e dhënë ndaj tij, duke publikuar edhe një poezi që ai e kishte ndarë vite më parë, e që flet për frikën e përballjes me të ardhmen./Reporteri.net