Arditi dhe Beniada mund të kishin qenë çifti i parë i Big Brother, nëse këngëtari nuk do të ishte eleminuar aq shpejt nga shtëpia.
Por duket se edhe daljen e ka shijuar, pasi ka nisur publikimin e këngëve të reja, mes tyre dhe një duet me Çiljetën.
Ardit Çuni ka dhënë së fundmi një intervistë për “Prive”, ku ka treguar propozimin që do t’i bëjë Beniadës pasi ajo të dalë nga shtëpia.
Ai ka treguar se ka shkruar dy balada dhe në njërën prej tyre dëshiron të ketë Beniadën si pjesë të klipit.
“Do bëhemi gati për 2 balada. E para shpresoj që në fund të janarit. Dua që në videoklip të kem një personazh shumë special, ajo është Beniada. Kjo është një ndër këngët e mia më të veçanta, që ka dy vite që pret në sirtar. Besoj që është ndër ato balada më të bukura që unë kam krijuar. Mendoj që Beniada do ishte pjesa e fundit e ‘puzzle-it’ që i mungon kësaj kënge”, është shprehur Arditi.
Kujtojmë se Arditi dhe Beniada krijuan një marrëdhënie të ngushtë brenda “Big Brother VIP”. Këngëtari ka deklaruar se po e pret jashtë dhe që të njihen më tepër.