U tha se emri i saj i vërtetë nuk është Beatrix, Alban Ramosaj nuk e mban dot të qeshurën (foto)

Një lajm i bujshem qarkulloi në media dje se emri i këngëtares Beatrix Ramosaj nuk ishte i tillë por në të vërtetë ajo quhej Behixhe.

Pas lajmit ka reaguar familja e Beatrix, teksa vëllai i saj Albani ka shpërthyer në të qeshura. Alban Ramosaj ka komentuar në lajmin e shpërndarë nga një faqe në Instagram, ku ka qeshur me të madhe.

Madje në komentin e tij, ai e ka etiketuar edhe vajzën e tezes, Anxhelinën. “Vdiqa, shikoje pak të lutem“, shkruan ai teksa i bën tag Anxhelinës.
Anxhelina ja ka mbajur batutën e me të qeshur i thotë se i qenkan afruar goxha. Beatrix është një nga banoret në shtëpinë e “Big Brother VIP” ku ka nisur një romancë me aktorin e humorit Donald Veshaj.

Nderkohe, Beatrix dhe Donaldi po e shijojnë suitën në shtëpinë e Big Brother Vip Albania. Së fundmi bukuroshja ka ftuar në jacuzzi aktorin e humorit.“Po lë gjë gjithë këtë sirenë këtu brenda vetëm”, i thotë Beatrix Donaldit.

Ndërkohë aktori vlonjat vazhdonte luante me flluskat e sapunit dhe arsyetimi i tij ishte se nuk kishte me çfarë të futej brenda

 

Author: admin