Bora Zemani ka tërhequr vëmendjen e publikut mbrëmjen e sotme pasi u shfaq duke kënduar në një “story live” në Instagram.
Ajo ç’ka vunë re fansat ka qenë teksti i këngës: “Unë nuk të kam trajtuar kaq keq. Nuk i thashë asgjë të keqe askujt për ty. Nuk flas keq në internet për ty. Ai ishte gjest i turpshëm”- dëgjohet të këndojë në makinë Bora.
Të shumtë kanë qenë komentet e ndjekësve, të cilët mendojnë se këto fjalë janë dedikim për Donald Veshajn, ish të dashurin e saj.
Donaldi vendosi të hedhi pas krahëve historinë me Borën, dhe aktualisht është duke shijuar eksperiencën e tij me këngëtaren Beatrix Ramosaj brenda shtëpisë së BBV.