
Vëllai i Madh” i ka vendosur banorët përballë një tjetër loje.
Të ndarë në çifte ata do duhet të debatojnë për tema të përzgjedhura rastësisht.




Ilirit dhe Meridianit i është dashur të debatojnë për vaksinimin e detyrueshëm.
Ata cekën argumenta të shumtë duke nisur që nga efikasiteti, besueshmëria etj.
Në mes të këtij debati, ishte Meridiani ai i cili zgjodhi të tërhiqej për shkak të frikës se do të jepte mesazhe të gabuara në publik.
Ai gjithashtu rrëfeu për banorët emocionalitetin që përmban kjo temë.




” Unë dua ta ndërpres sepse nuk dua të jap mesazhe të gabuara. I bëj thirrje të gjithëve të vaksinohen, është e vetmja mënyrë shpëtimi. Unë kam humbur babain nga kjo gjë. Mos dëgjoni idjotët që thonë teorira nëpër televizion”,-tha ai i prekur.
Pas kësaj deklarate, Meridiani mori ngushëllimin dhe përkrahjen e të gjithë banorëve.
Top Channel