Monika ka qenë pre e shumë trembjeve nga Donaldi në shtëpinë e Big Brother. Megjithatë, Donaldi siç duket ka vendosur të ndërroj banorët duke dashur t’i frikësojë më radhë.
Ditën e sotme, ai ka frikësuar Antonelën teksa qëndronin në kuzhinë duke përgatitur bakllavanë. Donaldi e afron Antonelën me pretekstin se dëshiron t’i tregojë diçka ndërkohë i shkakton një britmë tek veshi.
Antonela trembet duke lëshuar një britmë Ndryshe, shtëpia e Big Brother po përgatitet për eliminimin e njërit nga banorët i cili do e lë shtëpinë natën e Krishtlindjeve, pra të premten (nesër mbrëma).
Antonela ka qenë duke biseduar me Sarën, Einxhel, Donaldin dhe Dagz. Ajo po iu tregon një ndodhi nga jeta e saj kur ka jetuar në Itali.
Gjatë qëndrimit atje, ajo tregoi një histori nga jeta e një gruaje se çka i kishte thënë bashkëshorti i saj. “Më pelqejnë femrat që shkojnë me shumë meshkuj”, i kishte thënë ajo, ku kjo deklaratë nxiti reagime nga banorët të cilët nuk u pajtuan me këtë gjë.
“Këta njerëz më duken të sëmurë seriozisht”, tha Sara. Ndryshe, që nga e marta, gara brenda shtëpisë po bëhet edhe më serioze, madje Antonela është ajo e cila po shkakton debate mes banorëve. Shiko videon nga minuta e 16:15.
Nderkohe, Antonela vazhdon të krijojë diskutime lidhur me famën. Pasditen e sotme, ajo ka folur me Sarën, duke u shprehur se paguhet më shumë se bloggeret për një reklamë në Instagram.