
Arbana Osmani ka shkëlqyer gjatë spektakleve live të “Big Brother VIP Albania”. Netët e para ajo i qëndroi ‘besnike’ fustaneve, duke u shfaqur shumë elegante. Mirëpo, prezantuesja ka nisur të zgjedhë edhe kostumet.
Një javë më parë ajo u shfaq me një kostum të kuq serioz, ndërsa spektaklin e mbrëmshëm kishte zgjedhur një kostum të brandit ndërkombëtar “Versace”, në ngjyra të errëta.




Por sa kushtoi veshja e moderatores? Ndjekësit e mediat kanë nxituar të zbulojnë çmimin e tyre. Një përllogaritje të veshjes kokë e këmbë e ka bërë faqja “Albania Streetstyle”. Kostumi ka kushtuar 1740$, ndërsa këpucët me të cilat ajo kishte zgjedhur t’i kombinonte kushtojnë 743$.




Pra, në total ‘look-u’ i moderatores shkon në shifrën 2500$, që ndoshta për shumë prej nesh duket shumë. Por duke parë komentet pozitive në fotot e mderatores, duket se edhe shpenzimi ia ka vlejtur…