Analisti Fatos Lubonja nuk e fsheh zhgënjimin për gjendjen ku ndodhet sot Shqipëria. Sipas tij, as në ëndrrat më të këqija të burgut nuk e ka menduar këtë realitet.
I ftuar te “Ora e Betit”, me ironi analisti u shpreh se tani nuk ka më shpresat që kishte kur ishte në burg.
“Unë tani them se nuk kam më shpresat që kisha kur isha në burg. Kjo është tragjike. Shpresoj që rinia të kuptojë se ky pesimizmi ynë vjen nga optimizmi i së kaluarës. Të burgosurit e menduan të ardhmen se do të ishte një realitet shumë ndryshe.
As në ëndrrat më të këqija të burgut nuk e kam menduar këtë realitet. Zhgënjimi lidhet kryesisht me raportet njerëzore dhe besimin e shqiptarit te shqiptarit. Unë kam qenë në burg kur ka ardhur Nënë Tereza. Ajo foli për Jezu Krishtin dhe tha se atdheun do ta duam më shumë kur të duam njëri-tjetrin”, ka thënë Fatos Lubonja ndër të tjera./newsbomb.al